Sport Ndërkombëtar

Edhe një shqiptar – në Ligën e Kampionëve

Kristjan Asllani

Edhe një shqiptar ka debutuar në Ligën e Kampionëve.

Kristjan Asllani i ka shijuar emocionet që dhuron kompeticioni më i madh në Evropë.

Mesfushori i Interit u inkuadrua mbrëmë – ndaj Viktoria Plzen – kur po zhvillohej minuta e 84-të.

Për 22 vjeçarin kjo ishte ndeshja e tretë në total për fanellën e neurazurëve.

Asllani konsiderohet si futbollist me potencial të madh – teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Empolit.

Ai pritet të jetë një ndihmë e madhe për kombëtaren shqiptare – ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 10 milionë euro./Shqip.com