Sport Shqiptar

Edhe Melos Gashi mposhtet – në raundin e parë

Melos Gashi

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” kanë marrë fund edhe për Melos Gashin.

Karateisti nga Kosova është mposhtur na raundin e parë, duke i dhënë fund shpresës për medalje.

Francezi – Dany Makamata ishte kundërshtari të cilit nuk i bëri ballë dot – Gashi në kategorinë 84 kilogramë.

Paraprakisht, sot humbje pësoi edhe Fortesa Orana – në të njëjtin sport.

Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.

Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com