Sport Shqiptar

Edhe Laura Fazliu mbetet pa medalje në Botëror

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare është mposhtur edhe në luftën e repesazhit, në kërkim të medaljes së bronztë.

Ajo u dorëzua përballë hungarezes Szofi Ozbas në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura arriti të shkonte deri në çerekfinale, por u ndal aty duke u pësuar dy humbje radhazi.

Krahas humbjes nga hungarezja për medalje të bronztë, Fazliu u mposht edhe nga sllovenia Andreja Levski në çerekfinale.

Kosova mbeti pa medalje edhe pas ditës së sotme në Botërorin e Katarit.

Paraprakisht, në këtë eveniment garuan edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si dhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq e Flaka Loxha.

Kosovën në këtë Botëror do ta përfaqësojë edhe Loriana Kuka.

/Shqip.com