Sport Shqiptar

Edhe Laura Fazliu, e argjendtë në Tbilisi

Laura Fazliu është fituese e medaljes së argjendtë në turneun e xhudos, Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Laura në finale ka pësuar humbje nga xhudistja britanike, Lucy Renshall.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Garuesja jonë në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Dje medalje të argjendta fituan Nora Gjakova e Distria Krasniqi, ndërsa nesër garon Loriana Kuka.

/Shqip.com