Edhe dy medalje për Kosovën – në xhudo
Publikuar:
(27.03.2022 16:30:50)

Edhe dy medalje të arta për Kosovën.
Përsëri në xhudo.
Fatjona Kasapi ka rrëmbyer të artën në Kupën Evropiane për grupmoshat U-21, që u organizua nga Greqi.
Teksa, Erza Muminoviq është fituese e të medaljes së bronztë.
Për të arritur vendin e parë në kategorinë -57 kilogramë, Kasapi arkëtoi katër fitore – duke treguar formën e lartë që po kalon.
Ani pse konkurenca ishte e lartë, ajo e arriti qëllimin.
Kurse, Muminoviq i fitoi tri ndeshje – dhe në të katërtën u mposht.
Ky ishte edhe një tjetër sinjal – që edhe gjeneratat e reja në xhudo – do sjellin gëzime dhe suksese në tokën dardane – në të ardhmen. /Shqip.com