Sport Shqiptar

Edge, lojtari më i mirë i ndeshjes

Daniel Edge, i Trepçës u shpall lojtari i ndeshjes në finalen kundër Golden Eagle Yllit.

Ai i realizoi 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Edge këtë edicion ishte një nga lojtarët më të mirë për mitrovicasit, që u shpallën kampionë të Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” përfundoi 67:66 në favor të vendasve.

Trepça arriti që titullin kampion ta kthejë pas 12 vjetësh.

/Shqip.com