Kulturë

Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik, Dua Lipa renditet e dyta

Këngëtari i njohur botërisht shpesh është parë në krye të listave të këngëtarëve më të dëgjuar.

Sunday Time Music ka raportuar se këngëtari Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik, ku thuhet se pasuria e tij u rrit me 47.2 milionë funte.

Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Britani të Madhe dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro).

Pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë funte në një total prej 60 milionë funtesh, këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.

Ndërkaq, në këtë listë hynë po ashtu Harry Styles, Louis Tomlinson, Zayn Malik, Sam Smith, Liam Payne, Stormzy si dhe Lewis Capaldi.

Dua Lipa dhe Ed Sheeran, mbeten ndër këngëtarët më të dëgjuar në Amerikë e më gjerë.