Sport Ndërkombëtar

E zmadhon gjoksin rusja që në vitin 2015 e fitoi turneun e tenisit “Wimbeldon”

Ish-fituesja e turneut të madh të tenisit në Britaninë e Madhe, “Wimbledon”, Sofya Zhuk ka vendosur që ta rrisë gjoksin.

Edhe pse vendosi të tërhiqej nga tenisi në vitin 2020 për shkak të një dëmtimi, ish-tenistja ruse nuk ndalet së tërhequri vëmendjen e medieve.

Këtë herë për shkak të pamjes së saj. Mediet ruse theksojnë se ish-fituesja e “Wimbledonit Junior” ka rritur gjoksin me implante silikoni, shkruan Shqip.com.

Investimin e saj për veten e saj e ka prezantuar për publikun përmes fotove atraktive në rrjetin social “Instagram” dhe siç thotë ajo, falë gjoksit të ri i është rritur ndjeshëm vetëbesimi.

Sofya fitoi “Wimbledonin” në vitin 2015 pa humbur asnjë set. Megjithatë, pas 123 fitoreve dhe 66 humbjeve, me 400 mijë dollarë të fituara nga “sporti i bardhë”, rusja hoqi dorë për shkak të problemeve të dhimbjes së shpinës që ishin të padurueshme.

Sofya e zëvendësoi karrierën e saj si teniste me atë të fotomodeles.

Ajo aktualisht jeton në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com