Lajme

E rëndë: Vdes punëtori i ndërtimtarisë që u rrëzua sot në Skënderaj

Një 60 vjeçar ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës në Skenderaj.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ai ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.

”Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshës rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK.

Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion./SHQIP.com