Lajme

E rëndë në Dropull/ Gjenden të pajetë në banesë çifti i të moshuarve – kanë plagë në trup

Gjenden të pa jetë një çift të moshuarish në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup, çka mund të thuhet se bëhet fjalë për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Policia Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com