Rozë

E pyesin nëse po planifikon fejesë me DJ PM, kështu përgjigjet Sarah

Sarah dhe DJ PM

Sarah Berisha dhe Dj PM janë çifti simpatik i Big Brotherit.

Kjo pasi ata kanë krijuar mbështetje të madhe në lidhjen që kanë nisur dhe po vazhdojnë tash edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mirëpo fansat janë treguar shumë kurioz duke u pyetur Sarah nëse janë duke planifikuar fejesë.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”- pyeti një ndjekës Sarah Berishën gjatë një bashkëbisedimi virtual në InstaStory.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj ajo, duke treguar se këto nuk janë planet e saj për momentin.

Ndryshe, dyshja ditë më parë kanë pushuar disa ditë në Bogë dhe tashmë po qëndrojnë në Prishtinë./SHQIP.com