Rozë

E papritur, 4 nga banorët e eleminuar do të rikthehen në Big Brother

Pas mbylljes së televotimit për të nominuarit, Arbana ka hapur një tjetër televotim.

Kjo pasi katër nga banorët e larguar do të rikthehen në Big Brother.

Ata sipas Arbanës, do të kenë mundësi që të shkojnë në finale dhe vetëm njëri nga ta mund ta fitojë.

Ndryshe, sonte nga Big Brother është eliminuar Antoneta, ndërsa është larguar Olta.

Pasi shkoi në studio, Olta tha se e ka prioritet familjen e saj. Aktorja tha se ende nuk e beson që ka ndenjur aty për 100 ditë.

“Prioriteti im është djali dhe familja ime, unë e kam fituar Big Brother. Kjo ishte aventura  më e çmendur në jetën time, zgjedhja më e çmendur, nuk më besohet që kam qenë pjesë e Big Brother, një ëndërr për mua, kam luajtur me gjithë energjinë time”, u shpreh Olta.

/Shqip.com