Lajme

E ndezi për ushqim, vushtrriasit i del zjarri nga kontrolli, digjen 10 hektarë

Foto e ilustruar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të enjten në Vushtrri pasi dyshohet për zjarrvënie.

Sipas njoftimit, ai kishte ndezur zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishte përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektarësh.

“Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar 35 persona, 20 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit./SHQIP.com