Lajme

E mori shtëpinë me qira në Prishtinë, ndërtoi laborator droge

Ilustrim

Në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, organet e hetuesisë kanë zbuluar një laborator të drogës.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, në shtëpinë të cilën një i dyshuar e kishte marrë me qira, janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i bimëve narkotike, shkruan Shqip.com.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

I dyshuari, sipas organeve të ndjekjes është në arrati./Shqip.com