Lajme

E mitura nga Fushë Kosova po bashkëjetonte me një burrë, dërgohet në strehimore

Qyteti i Fushë Kosovës

Një burrë nga Fushë Kosova është kapur nga Policia e Kosovës duke bashkëjetuar me një të mitur.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 08.10.2021 – 22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Rasti është hapur si “Person i zhdukur i gjetur – Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”./SHQIP.com