E kryer: Xherdan Shaqiri do të transferohet te Olympique Lyon

Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri tash e sa kohë është i lidhur për një transferim larg Liverpool, shkruan Shqip.com.
Së fundmi, interesim më të theksuar për Shaqirin kishte shfaqur skuadra franceze, Olympique Lyon.
Sipas eksperitit të transferimeve, Fabrizio Romano, dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e 29-vjeçarit.
Shaqiri tashmë veç ka arritur marrëveshje personale me klubin fracez, derisa pritet të nënshkruaj kontratë tre-vjeçare.
Xherdan Shaqiri is set to join OL from Liverpool, confirmed after agreement reached also between clubs. Personal terms already agreed since weeks on a three-years contract. 🔴 #LFC #OL
Fee will be around €12m as per @IanDoyleSport – after Liverpool turned down €6m opening bid. https://t.co/hJaf66liYq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2021
Nga ana tjetër, Liverpool ka rënë dakord që transferimi i tij të kryhet për 11 milionë euro, derisa raportohet se oferta e parë ishte 4.6 milionë euro.
Xherdan Shaqiri ishte pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2018 kur u transferua nga Stoke City.
Që nga ajo kohë me “The Reds”, sulmuesi nga Gjilani ka shënuar shtatë gola në 45 paraqitje garuese për ta./Shqip.com