Sport Ndërkombëtar

E kryer, këtë skuadër do ta drejtojë Ancelotti

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i Real Madridit edhe sezonin tjetër. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës është arritur marrëveshja që trajneri italian të vijojë me drejtimin e “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën.

Muajt e fundit ishte përfolur për largimin e tij dhe mundësinë që Ancelotti të merrte drejtimin e Kombëtares braziliane. Gjithsesi, burime nga klubi madrilen konfirmojnë se Ancelotti po ndërton skuadrën e sezonit të ri, ekip që do të përforcohet në çdo repart sipas udhëzimeve që po jep trajneri.

Sipas “AS”, Carlo Ancelotti ka kërkuar dy përforcime në sulm, ndërsa nga një në repartet e tjera. Një nga sulmuesit që ka kërkuar trajneri është Joselu, ndërsa tjetri do të mësohet më vonë. Gjithsesi, trajneri italian ka vendosur të respektojë kontratën, duke shuar ëndrra e brazilianëve.

/Shqip.com