Sport Ndërkombëtar

E dhimbshme, tifozi gjerman humb jetën në tribunë

Një tifoz është rrëzuar në tribunat e “Veltins Arena” (Gelsenkirchen) dhe ka ndërruar jetë. Lajmi i keq është dhënë nga klubi i Schalkes, pas humbjes 0-3 nga Bayer Leverkusen në kampionat.

“Jemi të shkatërruar kur raportojmë se një tifoz u rrëzua në tribunë sot dhe ndërroi jetë. U prehsh ne paqe”, shkruan Schalke.

Nuk munguan disa fjalë nga tekniku i këtyre të fundit, Thomas Reis. “Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes”, tha ai. Në të tilla raste, futbolli kalon në plan.

/Shqip.com