Rozë Ndërkombëtar

E dehur duke kërcyer striptiz, publikohet video e Adele në një klub nate

Adele

Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma kur u zhvesh në sytjena dhe u fut në skenë për të bërë striptiz.

Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.

Këngëtarja e cila tha se kishte hequr dorë nga pirja në tetor 2021, u pa në lot ndërsa fansat brohoritnin për të, duke u përkulur nga zona e saj VIP për të pyetur një grup argëtuesish në pistën e vallëzimit: “Si e dinë të gjithë që jam unë?”.

Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail.

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Awards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në emisionin “Graham Norton” e veshur me të njëjtin kostum, ku foli për suksesin e saj të madh në Brit Awards këtë javë./SHQIP.com