Sport Ndërkombëtar

Dzeko kryen testet mjeksore te Interi, mungon vetëm zyrtarizimi

Edin Dzeko gjatë mbërritjes në Milano për të përfunduar testet mjeksore te Interi

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko do të jetë lojtari më i ri i Interit, shkruan Shqip.com.

Dzeko ka arritur gjatë së mërkurës në Milano ku raportohet se ka kryer edhe testet mjeksore, ndërsa më pas do të nënshkruajë kontratën me “Nerazzurët”.

35-vjeçari ka mbërritur në qytetin italian me aeroplan privat në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare e cila kap vlerën e 5.5 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, sulmuesi boshnjak te Roma do të zëvendësohet nga Tammy Abraham i cili do të transferohet nga Chelsea.

Ndërsa Dzeko do të jetë zëvendësues i Romelu Lukakut i cili kompletoi transferimin e tij te skuadra londineze.

Sulmuesi nga Bosnja dhe Harcegovina është pjesë e “Giallorosëve” që nga vitit 2016 kur u transferua nga Manchester City.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 77 gola në 168 paraqitje garuese për ta./Shqip.com