Lajme

Dyshohet se Radojiçiq ka hyrë në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më

Milan Rdojiçiq

Milan Radojçiq, që është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar.

Mediat serbe kanë raportuar se i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radojçiq ka hyrë në Kosovë.

Nënkryetari i Listës Serbe, përmes një video të publikuar nga media “Alo”, shihet duke përçuar një porosi për serbët e veriut.

Ai thotë se serbët e Kosovës po përballen me “kërcënime brutale” nga kryeministri, Albin Kurti.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mi në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq në videon që pretendohet të jetë incizuar në veri të Kosovës.

Radojiçiq, kriminel serb, është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për aktivitetin e tij kriminal në veri të Kosovës.

Ai është njëri nga të dyshuarit e kërkuarit nga drejtësia për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Theksojmë se në takimin e mbajtur më 22 mars nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, krah tij u pa edhe i kërkuari nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për korrupsion, Millan Radojiçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radojçiq
Lexo edhe:
“U largua me shpejtësi në drejtim të Serbisë”, policia tregon si “u iku nga duart” Radojiçiqi

Radojçiq ishte arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Policia kishte thënë se arratisja e tij ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.

“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë./Shqip.com