Sport Shqiptar

Dyshohet se hotelet në Tiranë kanë “fryrë” çmimet – për ditën e finales

Arena Kombëtare

Nga 25, deri në 125 euro kushtojnë biletat në finalën e Europa Conference League – që do zhvillohet në “Arnën Kombëtare” – në Tiranë.

Por, të “fryera” janë çmimet e hoteleve më kryeqytetin shqiptar, sipas Top Chanel.

Vetëm një natë qëndrimi në hotelet e Tiranës në ditën e finales – me 25 maj, sipas Booking është nga 37 000 lekë – deri në 230 000 lekë.

Çmimet e larta janë edhe AirBNB dhe shkojnë deri në 3600 euro.

Lidhur me këto dyshime ka reaguar edhe Autoriteti i Konkurrencës – duke e vendosur tregun nën hetim.

Për ato subjeket që kanë bërë shkelje,  Autoriteti paralajmëroi ndëshkimin e tyre me gjoba deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Autoriteti u bëri thirrje ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes që të mos abuzojnë duke anuluar rezervimet e hershme për t’i rishitur ato në minutën e fundit me çmime shumëfish më të larta.