Sport Shqiptar

Roma – Feyenoord, këto janë çmimet e biletave

Air Albania Stadium

Me 25 maj, vëmendja e futbolldashësve do të jetë në Tiranë.

Në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të finales së Europa Conference League do të takohen Roma dhe Feyenoord.

15-të ditë para këtij takimi, UEFA ka publikuar çmimet e biletave.

25 euro është bileta më e lirë, teksa 125 euro më e shtrenjta.

Kategoria 4: 125 euro

Katergoria 3: 45 euro

Kategoria 2: 85 euro

Kategoria 1: 25 euro

Dy skuadrat që arrijnë në finale kanë marrë nga 4000 bileta secila, ndërsa 8500 bileta po ofrohen për shitje për tifozët në mbarë botën përmes UEFA.com.

Linku për blerjen e biletave.

Kushtet e biletave 

Biletat për finalen e UEFA Europa Conference League 2022 shiten sipas kushteve strikte që ndalojnë çdo rishitje ose transferim të paautorizuar dhe zhvlerësojnë çdo biletë të blerë ose të përdorur në kundërshtim me termat dhe kushtet. Të gjithë mbajtësit e biletave janë të detyruar nga këto terma dhe kushte të biletave dhe UEFA i zbaton në mënyrë aktive këto dispozita. Aplikimet online do të verifikohen me autoritetet përkatëse për të siguruar që kushdo që është i ndaluar të ndjekë ndeshjet e futbollit nuk mund të blejë bileta. Shitja e biletave për publikun e gjerë për finalen e UEFA Europa Conference League 2022 do të kryhet ekskluzivisht në UEFA.com. UEFA u bën thirrje të gjithë tifozëve të futbollit që të përmbahen nga blerja e biletave ose paketave të mikpritjes nga shitës, agjentë ose faqe interneti të paautorizuar, pasi biletat e marra në kundërshtim me termat dhe kushtet e UEFA-s do të jenë të pavlefshme.