Lajme

Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri afër stacionit policor në Deçan

Dyshohet për të shtëna me armë në Deçan

Të shtëna me armë zjarri dyshohet se ka pasur pasditen e së premtes në afërsi të stacionit policor në Deçan.

Në pamjet e siguruara nga Shqip.com shihet se vendi ku dyshohet se ka pasur gjuajtje me armë, është rrethuar me shirita të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Shqip.com ka provuar të kontaktojë me zëdhënës të Drejtorisë së PK-së në Pejë, por akoma nuk ka pranuar përgjigje.

Foto nga vendi i ngjarjes