Lajme

Dyshimet për helmim nga uji i pijes në Han të Elezit e Kaçanik, Ministria njofton për barnat që ka dërguar

Ilustrim

190 qytetarët të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

Për këtë ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente për këtë rast.

Nga kjo ministri kanë treguar edhe baranat që ata kanë dërguar.

“Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

1. Ringer sol  500 copë

2. NaCl 500ml  700 copë

3. Kanilla 22G   1000 copë

4. Hyoscine amp.  120 copë

Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

1. NaCl 500ml  500 copë 

2. Hyoscine amp.  60 copë

3. Metoclopramide amp.  150 copë”, thuhet në njoftim për media.

Tutje nga MSH-së thuhet se sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj  situate.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa  më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.

Ndryshe Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Kimete Kuka për SHQIP.com së pjesa më e madhe e tyre janë nga fshati Gorancë.

“Që nga data 10 korrik kanë filluar rastet e para diku rreth orës 12:00 pasdite, mirëpo fluksi më i madhe ka qenë në orën 16:00 dhe deri sot në orën 8:00 i kemi 190 raste. Kryesitë janë të njëjtit fshatë, banorë të fshatit Goranë”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:
A po përsëritet rasti i Deçanit? – Gjithçka që dihet deri më tani për helmimin në Han të Elezit

Ajo tha se simptomat e para ishin vjellje, diarre dhe plogështi.

“Simptomat kanë qenë më vjellje, diarre, plogështi që kanë qenë të njëjta të të gjithë pacientët. Dyshimet e qytetarëve janë të uji, mirëpo ende diçka konkrete me rezultate nuk kemi. Dje mostrat e para janë marrë gjatë ditës. Nga analiza fiziko-kimike që janë kryer përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normalë. Tash jemi në pritje të analizave bakterore dhe shpresoj që shumë shpejt do ta kuptojmë se a është si rezultat i ujit apo ka diçka tjetër, sepse dhe ne jemi të shqetësuar”, ka thënë Kuka.

E pyetur për ndonjë dyshim tjetër për këtë helmim përveç nga uji, ajo nuk ka dhënë ndonjë informacion.

Ndryshe me një situatë të tillë ishte përballur edhe Komuna e Deçanit në korrik të vitit 2021, ku mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë./SHQIP.com