Lajme Botë

Dyshime për korrupsion – bastisen zyrat e partisë së kancelarit austriak

Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Prokurorët austriakë kanë bastisur të mërkurën zyrat e partisë konservatore të kancelarit Sebastian Kurz dhe disa prej ndihmësve të tij më të afërt.

Sipas raportimeve të mediave austriake, ka dyshime për korrupsion që përfshinin pagesa shtetërore për reklamat në gazeta.

Hetimi është një dhimbje koke e re për Kurz, të cilin prokurorët kundër korrupsionit e vendosën nën hetim veçmas në maj, nën dyshimin për dëshmi të rreme. 

Një departament i Ministrisë së Financave u bastis gjithashtu, tha një zëdhënës i ministrisë, shkruan Reuters, transmeton Shqip.com. 

Bastisjet vijnë gjithashtu një javë pasi Partia Popullore (OVP) tha se kishte marrë pyetje të shumta nga gazetarët në lidhje me një bastisje të mundshme të zyrave të saj. 

OVP ka akuzuar në mënyrë të përsëritur prokurorët kundër korrupsionit për anshmëri ndaj Kurz, gjë që organizatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve e mohojnë.

“Akuza të tjera po fabrikohen për ngjarje, disa prej të cilave ishin pesë vjet më parë. Kjo vazhdon të ndodhë me të njëjtin qëllim dhe metodë: të dëmtojë seriozisht Partinë Popullore dhe Sebastian Kurz,” tha nënkryetarja e OVP-së, Gaby Schwarz.

Gabriela Schwarz - Abgeordnete zum Nationalrat | Meine Abgeordneten
Gaby Schwarz

Schwarz tha se një bastisje e ngjashme ishte kryer në selinë e OVP-së në vitin 2013 dhe nuk ishte gjetur “asgjë inkriminuese”.

Një zëdhënës i Kancelarisë Austriake konfirmoi se tavolinat dhe shtëpitë e një zëdhënësi, kreut të marrëdhënieve me mediat dhe një ndihmësi të lartë të Kurz ishin bastisur, pa treguar pse.

Mediat austriake raportuan se prokurorët po vepronin nën dyshimin për korrupsion që përfshinte pagesat e qeverisë për reklamat në gazeta në këmbim të mbulimit ose votimit të favorshëm./SHQIP.com