Lajme

Dy të vdekur dhe 1562 raste pozitive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1562 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy të vdekur.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse 104.668 kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Ndërkaq deri tani janë 1.186 qytetarë të shëruar.

Në total numri i rasteve aktive është 10.288.