Lajme

Dy parti shqiptare dhe një serbe certifikohen për zgjedhjet e Zveçanit dhe Leposaviqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për komunën e Zveçanit dhe 3 për komunën e Leposaviqit, si në vijim:

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022.

/Shqip.com