Sport Shqiptar

Dy legjendarët e Arsenalit e vlerësojnë lart Xhakën

Granit Xhaka pati paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Arsenalit kundër Chelseas (3:1).

Janë dy ish-mesfushorët e Arsenalit, Patrick Vieria dhe Cesc Fabregas që e kanë lavdëruar rolin e mesfushorit në këtë ndeshje por edhe përgjatë gjithë sezonit.

“Dëgjoni, unë nuk dua që ai të ndryshojë”, ka thënë Vieira.

“Ekipi ka nevojë për të dhe ai ka nevojë për ekipin. Ai është një top lojtar. Kam pasur mundësinë që të kalojë pak kojë me të jashtë fushës dhe ai e do këtë klub”, ka thënë ish-futbollisti francez.

“Ai është pasionant në fushë dhe atë pasion ka nevojë ta shpërndajë me lojtarët e tjerë që të marrin më shumë përgjegjësi. Shpresoj që këtë zjarr brenda tij, ta mbajë, sepse kjo e bën atë lojtarin që është”, ka thënë francezi për Sky Sports.

Ngjashëm pak a shumë është shprehur edhe ish-kapiteni i Topçinjve, Cesc Fabgregas, dhe ka theksuar pjekurinë e Xhakës.

“Unë mendoj se ai ka të njëjtin pasion, por që nuk nxiton si më parë”, ka thënë ai. “Ai nuk shkon në sfidat që nuk mund t’i fitojë”.

“Ai s’ka nevojë të gjurmojë si një mesfushor defansiv. Është i mbrojtur dhe ka lejen që të shkojë përpara me kokën e lirë duke ditur se ai nuk ka nevojë që të jetë i fundit ndonjëherë”.

“Xhaka nuk është lojtari më i shpejtë, kështu që ai ka pasur telashe me lojtarët më të shpejtë në Premier League, kështu që mendoj se kjo e ka ndihmuar atë mentalisht”, ka theksuar Fabregas.

/Shqip.com