Sport Ndërkombëtar

Dy futbollistët nga Ukrainës ndajnë një përqafim emocionuese para ndeshjes së Premier League

Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i City

Dy lojtarët e Ukrainës, Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester City-it kanë ndarë një përqafim emocionues para ndeshjes e Premier Leagues ndërmjet Evrtonit dhe Cityit.

Dy lojtarët ukrainas te dy ekipet respektive ndan këtë moment emocionues posa dolën në fushë, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

Të dy janë në bankën rezervë dhe luajnë bashkë te Ukraina, vend i cili është sulmuar nga Rusia.

Të dyja skuadrat po ashtu treguan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

City doli në fushë duke veshur bluza me mbishkrimin “Jo luftë”, nga ana tjetër lojtarët e Evertonit hynë në fushë të mbështjellë me flamurin ukrainas.

Ndeshja ndemjet këtyre dy skuadrave ka filluar dhe është duke u zhvilluar pjesa e parë./Shqip.com