Sport Ndërkombëtar

Dy futbollistë kryesojnë listën e më të shtrenjtëve

Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportive ka publikuar ditën e sotme të dhënat në lidhje me studimin e fundit të kryer mbi vlerën e tregut të të gjithë lojtarëve profesionistë anë e mbanë globit.

Në vendin e parë padyshim është “vikingu” i Manchester City, Erling Haaland, kartoni i të cilit akutalisht vlen plot 200 milionë euro. Mirëpo, vendi i parë nuk mbahet vetëm nga norvegjezi, me anësorin e Real Madrid, Vinicius Junior që kushton po aq sa “makineria” e golave të “qytetarëve”.

Me shifrën 150 milionë euro, qendra studimore ka vlerësuar plot katër lojtarë, Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, Jamial Musiala nga Bayern Munich, Pedri nga Barcelona dhe Kylian Mbappe nga “gjigantët” francezë të PSG.

Për sa i përket, një prej kampioneteve më të ndjekur në vendin tonë, por dhe më gjerë, Serie A, vendin e parë e mban “demi” i Inter, Lautaro Martinez me vlerë kartoni prej 80 milionë eurosh e pas tij vijnë Rafael Leao nga Milan, Dusan Vlahovic nga Juventus dhe Kvicha Kvaratskhelia nga Napoli, me këta të 3 të fundit që kushtojnë secili nga 60 milionë euro.

/Shqip.com