Sport Shqiptar

Dy ekipe italiane në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të krahut dhe për një kohë ishte nën vëzhgim lojtari i kombëtares, Mario Mitaj.

“Nuk është rastësi që Juventusi ka përfshirë prej kohësh në radarin e tyre Mario Mitajn, një lojtar shtatshkurtër i Lokomotivës së Moskës. Ndaj nëse ai do të nënshkruante me Bianconerët, ai nuk do të zinte kutinë “shqiptare” që kanë në dispozicion lojtarët e Torinos dhe për këtë arsye opsioni për sulmin, si zëvendës i Vllahovic, do të mbetej në vend. Njëzetvjeçari Mitaj ndërthur një fazë të mirë mbrojtëse me një fleksibilitet të theksuar taktik që e bën atë një element veçanërisht interesant. Nuk është rastësi që djali në fakt ka hapur një derbi në distancë mes Juventusit dhe Bolonjës , i cili ka vënë syrin tek lojtari, me një të ardhme më interesante se kurrë”, shkruan mediumi i njohur italian Tuttosport, raporton Shqip.com.

Edhe Mitaj është pyetur për të ardhmen e tij në Serie A në konferencën e kombëtares pas humbjes nga Italia.

“Për momentin nuk mendoj për të ardhmen, mendoj vetëm për kombëtaren dhe dy ndeshjet që mungojnë. Mendja ime tani është e fokusuar vetëm te kombëtarja”. ka deklaruar ai.

Tuttosport shkruan se dy ekipet italiane do të kenë mundësinë të shohin performancën e Mitajt, në ndeshjen që Shqipëria e luan kundër Kroacisë.

/Shqip.com