Lajme

Dy bombola gazi shpërthejnë në një vilë në Bogë, lëndohen katër persona

Si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit të cilat kanë shpërthyer në një vilë në Bogë të Pejës kanë pësuar lëndime katër persona.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Fadil Gashi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona”,

Po ashtu Gashi për Shqip.com ka thënë se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas 3 nga 4 të lënduarit janë dërguar në QKUK.

/Shqip.com