Art Jetese

Dushi në mënyrën e gabuar shkakton rënie të flokëve, këshilla nga ekspertët

Sipas ekspertëve mënyra se si pastroni flokët tuaj, mund të ndikojë në rënien dhe dëmtimin e tyre.

Sam Cinkir, CEO i Este Medical Group tha se janë njerëzit që bëjnë dush të nxehtë, rrezikojnë më së shumti dëmtimin e flokëve.

Ai shpjegoi se kjo është për shkak të efektit që ka uji i nxehtë në rrjedhën e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të fijeve.

“Shumica e njerëzve e duan një dush të nxehtë para ose pas një dite të gjatë.

“Mund të ndihmojë në relaksim, por dushi shumë i nxehtë mund të shkaktojë shumë dëmtime në lëkurën dhe flokë”, tha ai.

Tutje, ai sqaroi se uji i nxehtë ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe skalpi ka nevojë për qarkullim të mirë për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të flokëve, shkruan TheSun.

Guruja e flokëve shpjegoi se të paturit një dush me avull mund t’i bëjë flokët më të brishtë dhe të ndjeshëm ndaj thyerjes, gjë që nga ana tjetër çon në rënien e flokëve .

Kjo, tha ai, është për shkak se kur keni ujë të nxehtë në skalpin tuaj, ai hap poret, duke i bërë rrënjët e flokëve tuaj më të dobëta dhe duke i lejuar ato të largohen më lehtë.

“Larja me ujë të ngrohtë do të hapë poret aq sa të pastrohen rrënjët dhe skalpi, por jo aq sa të shkaktojë dëmtim dhe humbje të flokëve”, shtoi ai.

Por nuk është vetëm humbja e flokëve që mund të shkaktojë dushi i nxehtë dhe nëse vuani nga zbokthi, mund të dëshironi të ulni temperaturën.

Cinkir theksoi se inflamacioni i kokës, ku indi i lëkurës në kokë dëmtohet dhe bëhet i përflakur dhe i irrituar, mund të përkeqësojë humbjen e flokëve pasi pengon aftësinë e lëkurës për të thithur oksigjenin dhe lëndët ushqyese që i nevojiten skalpit tuaj për të mbajtur flokë të shëndetshëm.

“Përdorimi i ujit me temperaturë të lartë që dëmton kokën jo vetëm që mund të jetë i pakëndshëm, por mund të çojë në lëkurë të thatë ekstreme që shkakton zbokth”, tha ai.

Si zgjidhje e kësaj, ai tha se duhet të bëni dush me ujë të ngrohtë dhe më pas t’i shpëlani flokët me ujë të ftohtë.

Ka shumë përfitime nga shpëlarja me ujë të ftohtë duke përfshirë qarkullimin e përmirësuar, ruajtjen e vajrave natyralë dhe ruajtjen e një teksture të lëmuar duke mbyllur lagështinë.