Lajme

“Dush nga dy veta përnjëherë”, propozimi i Buzhalës kopje e Këshilltares Federale të Zvicrës

Muajt e ardhshëm sipas paralajmërimit nga zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala do të jenë të vështirë për vendin për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

E për të mos shpenzuar shumë energji elektrike, Buzhala propozon që në të njëjtën kohë të pastrohen nga dy persona.

“Nëse Gjermania dhe Zvicra thonë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala sot në “Frontal”.

Idea gjeniale e Buzhalës po del të jetë e “huazuar”.

Këtë propozim e kishte thënë qysh në fillim të shtatorit, Simonetta Sommaruga, ministre përgjegjëse për Energjinë në Zvicër.

“Bëni dush në çifte në vend se ta bëni vetëm”, ka propozuar Sommaruga gjatë një interviste për 20 minuten e gjithë kjo me qëllim për ta zvogëluar konsumin e energjisë.

Theksojmë se kriza energjetike ka kapluar tërë Evropën dhe është paralajmëruar dimër i vështirë.

Edhe Gjermania e cila njihet si shtet i fuqishëm ka bërë thirrje që të gjitha pajisjet teknologjike të largohen nga rryma në rastet kur ato nuk përdoren.

Po ashtu, kanë bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes edhe gjatë ngrohjes së shtëpisë apo banesës së tyre./Shqip.com