Lajme

Durmishi: Boll keni vjedhë Bekë Berisha, kontratat nuk i nënshkruan zv.ministri

Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI
Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI

Sot gjatë ditës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha gjatë një konference për media ka hedhur akuza në drejtim zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Lidhur më këto akuza të Berishës, ka reaguar edhe vetë Durmishi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Dumishi ka thënë se ai nuk i ka nënshkruar katër kontratat e paraqitura nga Bekë Berisha në konferencë.

Lexo edhe:
Berisha: Kryeministër meshqit i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë

“Ja kish dhënë dikush do letra Bekë Berishes e ky i shkreti nuk dinte as me i lexu. Nuk i kam nënshkruar katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro. Ato katër kontrata që po i përmend ti e kanë vlerën 12 milion euro”, ka shkruar Durmishi.

Sipas Durmishit këto kontrata janë nënshkruar vetëm për 12 milionë euro.

“I kishim të planifikuara 16.5 milion euro për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe arritëm që të nënshkruajmë kontrata për vetëm 12 milion euro. Ky do të duhej të ishte lajmi në fakt. Nuk ka me vjedhë më Bekë”, ka thënë Durmishi.

Boll keni vjedhë Bekë Berisha, ka shtuar më tutje Durmishi./Shqip.com