Lajme

Berisha: Kryeministër meshqit i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë

Depueti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha përmes një konference për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij.

“Sot, para gazetarëve shpalosa faktet për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës, ku të përfshirë janë ish-zyrtari i kësaj ministrie, Nexhat Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi” ka shkruar Berisha.

Sipas deputetit Berisha, bëhet fjalë për 4 kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga Krasniqi dhe Durmishi.

“Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkrojë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar? Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë”, ka shkruar Berisha.

Këto janë kontrata e nënshkruara kundërligjshëm të paraçitura nga deputeti Berisha gjatë konferencës për media.

1. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;

2. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;

3. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe

4. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022./Shqip.com