Lajme

Dumoshi: Tash e tutje KEK prodhon punësimin e familjarëve të LVV

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës tash e tutje prodhon punësimin e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dumoshi këtë reagime  bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që kohëve të fundit po qarkullojnë informacione se disa nga familjarët e anëtarëve të LVV-së janë punësur në KEK.

“Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporatës Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se në çdo vend ky titull mbanë emrin KAPJE.

“Asnjë kalkulim për 12 muaj nuk po ua ndal armatën e kushërinjve. Kjo bandë me mburrje trajton rritjen ekonomike në Republikë. Në rrethana, si këto Kosova ska veçëse qeveri”, ka përfunduar Dumoshi./Shqip.com