Lajme

Dumoshi i dhuron vezë Haxhiut që t’ia gjuaj Kurtit

Gjatë seancës se sotme të Kuvendit të Kosovës është duke u debatuar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë mbi energjinë elektrike.

Deputetja e LDK-së Vlora Dumoshi, gjatë kësaj seance i ka dhënë vezë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këto vezë ajo ia dhuroi Haxhiut që kjo e fundit të ia gjuajë kryeministrit Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes për rrymë me Serbinë.

Këtë ajo tha se po e bën për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje duke gjuajtur me vezë në drejtim të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015.

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.

Kryeministri Albin Kurti

Mendime të njëjta kanë edhe disa deputetët nga partitë e tjera opozitare.

Kurse, gjatë kësaj seancë Albin Kurti ka thënë se qëndrimet të cilat i ka pasur në vitet kur kanë ndodhur marrëveshjet për energjinë në veri janë ende të njëjta.

Sipas Kurtit ato marrëveshje nuk janë të mira dhe janë të trashëguara andaj, atij i duhet të punoj prej përgjegjësisë dhe jo nga vullnetit.

Për marrëveshjen e re për energjinë, Kurti thotë se do të ndalët gjakderdhja financiare në Kosovë./Shqip.com