Sport Shqiptar

Dumani i bashkohet Prishtinës

Gentrit Dumani

Gentrit Dumani është futbollisti i fundit që ka zbarkuar në kryeqytet.

Ai i është bashkuar FC Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 28 vjeçar ka përvojë të madhe në supe, ndërsa ka djersitur fanellën e Flamurtarit, Drenicës dhe Fushë Kosovës.

Për Dumanin kjo nuk është hera e parë që do i mbrojë ngjyrat e bardhekaltërve.

Ai ka qenë pjesë e Prishtinës edhe në periudhën 2015-18, duke e fituar dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.

Ndër të tjera – për fazen zyrtare te klubit ai tha se “Prishtina gjithmonë synon kreun e tabelës. Edhe në këtë edicion pretendojmë që ta fitojmë titullin kampion dhe më pas pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë synimet së bashku”.

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi ka pësuar shumë ndryshime në këtë merakto, teksa mbetet të shihet se çka do të arrijë në sezonin e ri. /Shqip.com