Dua Lipa: Duhet të shikohet patjetër filmi “Zgjoi”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi është takua me presidenten, Vjosa Osmani, aktoren e filmit Zgjoi, Yllka Gashin dhe regjisoren Blerta Basholli në SHBA.
Kjo pasi që ‘Zgjoi’ po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC.
Në rrjetet sociale, janë publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë të cilat dukeshini shumë elegante me stilin e veshjes.
Fotografija ka bërë bujë duke u shpërndarë edhe nga fytyrat me të njohura shqiptare.

Mirëpo nuk ka mjaftuar me kaq dhe Dua ka publikuar një postim në faqen e saj zyrtare në Instagram, e cila i ka uruar suksese filmit.
Ajo më tej, ka bërë thirrje që të shikohet ky film.
“Mbrëmë në shfaqjen e ‘HIVE (Zgjoi)’ – Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim i vërtetë. ‘HIVE’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres me shpresë që ta shoh atë të marrë një ‘Oscars’! Duhet të shikohet”, ka shkruar Dua.
“Zgjoi (Hive)” ka fituar mbi 14 çmime vendore dhe ndërkombëtare deri më tani dhe është fitues i trefishtë i çmimeve në festivalin Sundance 2021./SHQIP.com