Art Jetese

Drogat opioid, shkaktar për vdekjen e fëmijëve nga helmimi

Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve nga helmimi në mesin e fëmijëve pesë vjeç e lart përfshijnë droga opioid, zbuloi një studim i ri.
Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve nga helmimi në mesin e fëmijëve pesë vjeç e lart përfshijnë droga opioid, zbuloi një studim i ri.

Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve nga helmimi tek fëmijët, pesë vjeç e lart, përfshijnë droga opioid, zbuloi një studim i ri.

Studimi, i botuar në revistën “Pediatrics”, u krye nga studiues në Qendrën e Kontrollit të Helmimeve në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias në Pensilvani të SHBA-së.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 40 shtete mbi vdekjet e fëmijëve të vegjël midis viteve 2005-2018, në të cilat shkaku i vdekjes u identifikua si një “helmim, mbidozë ose dehje akut”.

Të dhënat erdhën nga Sistemi Kombëtar i Rishikimit të Rasteve të Vdekshmërisë, i cili mbledh dhe analizon informacione rreth vdekjeve të fëmijëve në 40 shtete të ndryshme të botës.

Rritet mbidozat e opioidit të të rinjtë

Nga 731 vdekje të lidhura me helmim, 47 % përfshinin opioidet – të cilat përfshijnë oksikodonin, hidrokodonin, morfinën, heroinën, kodeinën, fentanilin dhe të tjera – duke i bërë ato shkaktarët më të zakonshëm.

Medikamentet pa recetë për dhimbje, ftohje dhe alergji erdhën në një të dytë të largët, me 14.8 %.

Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të mprehtë në përqindjen e vdekjeve nga opioidet midis viteve 2005 (24.1 %) dhe vitit 2018 (52.2 %).

“Ka kaq shumë substanca toksike në botën tonë që mund të dëmtojnë fëmijët”, tha studiuesi kryesor Dr. Christopher Gaw, një mjek i urgjencës pediatrike në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, për “Fox News”.

Është vërtet e habitshme se si vetëm një klasë substancash u implikua kaq shpesh në vdekjet nga helmimi i fëmijëve”.

/Shqip.com