Sport Shqiptar

Driton Kuka shpreson që xhudo të vazhdojë me këtë ritëm

Xhudistja Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në turneun Grand Prix, në Portugali. Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Rreth suksesit të Lorianës ka reaguar edhe trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka. Kuka vlerësoi Lorianën për medaljen e bronztë të fituar, ndërsa tha se xhudo me këtë medalje e nisi mbarë vitin 2023.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Grand Prix Portugali

Medalja e radhës e Lorianës!
Në një ditë me shumë luftëra të forta në fund mori medaljen e bronztë dhe pikë të reja Olimpike.
Gara e parë sivjet kualifikuese,shënoi edhe plasmanin e shkëlqyeshëm të Flakës në mesin e 8 të parave.
Laura favoritja për medalje kësaj radhe u befasua dhe humbi qysh në xhiron e parë!
Shpati luftoj mirë por mbeti pa plasman,ndërsa Dardan Cena u përball për herë të parë me gara të forta dhe ishte pêrvoj e mirë për të ardhmen e tij.
Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje.

/Shqip.com