Sport Shqiptar

Driton Kuka: Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit

Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Laura Fazliu i kanë fituar medaljet e argjendta në turneun Grand Slam të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, në një postim në Facebook, ka shkruar për këtë sukses, ndërsa në fund ka thënë: “Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike”.

Kosova sot e nis ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

/Shqip.com