Sport Ndërkombëtar

Driton Kuka deklarohet pas suksesit të Nora Gjakovës

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun Grand Slam në Abu Dabi, që padyshim është sukses i madh, sidomos duke marrë parasysh që ajo u kthye pas lëndimit që e mbajti 15 muaj jashtë arenave të garave.

Kampionia jonë olimpike në finale ka pësuar humbje nga xhudistja koreane Mimi Huh.

Në raundin e parë, Gjakova mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në raundin e dytë eliminoi holandezen, Pleuni Cornelisse.

Në çerekfinale ajo ishte më e mirë se serbja Marica Perisic dhe në gjysmëfinale e mposhti Lipartelianin. Pas përfundimit të garës së Norës, trajneri Driton Kuka, i cili këtë herë nuk këndin e trajnerit, në profilin e tij në Facebook i ka shkruar disa fjalë.

/Shqip.com