Sport Shqiptar

Driton Krasniqi emërohet drejtor sportiv i Prishtuinës

Driton Krasniqi

Driton Krasniqi është emëruar drejtor sportiv i FC Prishtinës.

Krasniqi – është emër i njohur në botën e futbollit – sepse në të kaluarën ka djersitur – pikërisht fanellën e bardhekaltërve.

Teksa, lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Pasi e pranoi këtë post, ai ka thënë ndër të tjera se “do të punojmë shumë në vazhdimësi jo vetëm në këtë edicion, mirëpo edhe në të ardhmen që ta formojmë një Prishtinë shumë të fortë jo vetëm për Kosovë, por edhe për Evropë. Objektivat e klubit sa i përket Kosovës dihen dhe nuk kanë nevojë që të përmenden”.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm te Prishtina, sepse paraprakisht, president i skuadrës është emeëruar Hakif Gashi.

Teksa, në rolin e trajnerit është Ismet Munishi, i cili synon pjesën e epërme të tabelës