Lajme

Dritat e ndezura edhe gjatë ditës në bulevardin Bill Clinton

Bulevardi "Bill Clinton"

Edhe pse është ditë, dritat në bulevardin “Bill Clinton” mbi fotografinë e ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, në Prishtinë janë të ndezura.

Shqip.com ka vërejtur këtë parregullsi, ku reflektorët janë të ndezura pavarësisht se gjatë ditës duhet të jenë të ndalur.

Madje pas disa minutash shihet që njëra nga tre reflektorët ndalet krejtësisht, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të qëndrojnë të ndezur.

Shqip.com i ka dërguar pyetje edhe Komunës së Prishtinës në lidhje me qëndrimin e reflektorëve të ndezur gjatë ditës.

Në vitin 2019 fondacioni Behgjet Pacolli i përkrahur nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe nga Komuna e Prishtinës, kanë ndërruar fotografinë ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton në këtë bulevard.

Ndërrimi i fotografisë u bë pas një dekade, pasi që baneri tjetër ishte vjetërsuar./Shqip.com

Bulevardi “Bill Clinton”
Bulevardi “Bill Clinton”
Bulevardi “Bill Clinton”