Lajme

Dritan Abazoviq jep detaje të reja për urën që do të lidh Ulqinin me Velipojën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të ZI, Dritan Abazoviç ka dhënë detaje të reja lidhur me projektin për urën që lidh Ulqinin me Velipojën

Kjo është bërë e ditur përmes një positimi nga vetë Abazoviq përmes një postimi në Facebook.

“Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139 m.2 ura do të jenë të gjëra 17 metra, ku secila prej tyre do të ketë dy korësi trafiku me nga 3.75 m, dy trotuare me nga 2 metra dhe dy korësi për biçikleta me nga 1.25 m për secilën” ka shkruar Abazoviq.

Po ashtu sipas njofitmit është bërë e ditur se tre ura do të lidhin 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit.

“Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km. Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024” ka shkruar më tutje Abazoviq.

Abazoviç ka thënë se kjo do ta bëjë ekonominë edhe më të fortë.Kjo marrëveshje u arrit në kuadër të Ballkanit të Hapur./Shqip.com