Lajme Ballkan

Prezantohet projekti që lidh Ulqinin dhe Velipojën

Kryeministri i Malit të ZI, Dritan Abazoviç ka prezantuar projektin midis Qeverisë së Malit të ZI dhe Qeverisë së Shqipërisë që lidh Ulqinin dhe Velipojën.

Sipas njoftimit në bazë të projektit Ulqini dhe Velipoja pritet të kenë distancë vetëm 1 km.

“Historinë e urës e nisëm gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri vitin e kaluar. Sot në Ohër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe unë prezantuam një projekt që do t’i afrojë Ulqinin dhe Velipojën në vetëm 1 km nga distanca e mëparshme prej 73 km” ka shkruar Abazoviç.

Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Malit të Zi është arritur sot në kuadër të takimit për “Ballkanin e Hapur” të mbajtur për dy ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut./Shqip.com