Sport Shqiptar

Drita nuk arrin më shumë se barazimi me Trepçën ‘89

Drita e ka humbur mundësinë të përforcohet në pozitën e parë, pasi në kuadër të javës së 28-të nuk ka arritur më shumë se barazimi 1:1 me Trepçën ’89.

Gjilanasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar penallti në minutën e 12-të, të cilën në gol e shndërroi Besnik Krasniqi për t’i kaluar vendësit në epërsi me 1-0.

Gëzimi i mikpritësve nuk zgjati shumë, pasi saktësisht 12 minuta më vonë (24’), Egzon Fazliu që shënoi për 1-1.

Drita e dominoi pastaj pjesën e parë, ndërsa Trepça ’89 tentoi të bëjë diçka më shumë nga kundërsulmet.

Edhe në pjesën e dytë u pa dominim i gjilanasve, por që nuk arritën të shënonin golin e fitores.

Me këtë barazim, Drita mbetet lider me 56 pikë, pasi barazoi edhe Ballkani që ka një pikë më pak.

Trepça ‘89 aktualisht është e teta me 30 pikë.

/Shqip.com